SONTE, NDESHJA
Në kërkim të fitores së parë të vitit
13 November, 2017 @8:56
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte zhvillon duelin e fundit të vitit 2017 dhe është në kërkim të fitores së parë këtë vit.
Në gjashtë ndeshje kualifikuese të zhvilluar përgjatë vitit 2017, reprezentacioni i Kosovës, nuk ka arritur asgjë tjetër përveç humbjeve, ndërsa miqësorja e sontme do të jetë mundësia e fundit për të shijuar diçka tjetër.
Letonia në anën tjetër, ka pasur rezultate pak më të mira se Kosova, ndërsa ka arritur një barazim ndaj Ishujve Faroe dhe një fitore ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Rusia 2018”.
Së fundi, më 7 nëntor, ata janë mposhtur nga Arabia Saudite në miqësoren jo-zyrtare të FIFA-së.
Dueli nis në ora 19:30 në Adem Jashari të Mitrovicës, ndërsa Kosova është motivuar për të kryer vitin me fitore si dhe për herë të parë do të paraqitet në fushë nën urdhërat e Muharrem Sahiti, që është duke kryer detyrën e përzgjedhësit të Kosovës përkohësisht, pasi që Albert Bunjaki u largua.