ITALIA-SUEDIA
Pas gati 60 vitesh, Italia mbetet pa Botëror
13 November, 2017 @22:43
Suedia është përfaqësuesja e parafundit nga Europa që ka siguruar biletën për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Duke nxjerrë barazim 0-0 sonte në Milano, përkundër rasteve të shumta të italianëve, suedezët me avantazhin 1-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar 3 ditë më parë, kanë arritur të fitojnë biletën për Botërorin 2018.
Italia, e drejtuar nga Giampiero Ventura, nuk do të jetë në Kampionat Botëror për herë të parë pas vitit 1958.
Ndërsa Suedia tash e tutje do të mendojë për Botëror, e në anën tjetër, do të mund të shpresojë edhe në rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit në reprezentacion!