PRISHTINA E RE - LIPJANI

Lipjani radhit fitoret
11 March, 2018 @17:23
Lipjani ka vazhduar me fitore në Ligë të Parë të Kosovës dhe pasi që mposhti në xhiron e kaluar ekipin e United Basketball, sot ka shënuar fitore edhe ndaj Prishtinës së re, si mysafire 79-84.
Kjo ka qenë fitorja e shtatë e Lipjanit në nëntë xhirot e deritashme të zhvilluara, ndërsa Prishtina e re ka pësuar humbjen e pestë të stinorit.
Aktualisht, me një ndeshje më shumë, Lipjani merr lidershipin e Ligës së Parë.