Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISBONË

Lirshëm në Jose Alvalade

Hamdi Salihi në qendër, me bashkëlojtarët e ekipit duke u stërvitur në Jose Alvalade

Lirshëm në Jose Alvalade


22 October, 2015 @10:05

Kampioni i pesëfishtë me radhë i Shqipërisë, Skënderbeu, sonte i del përballë Sportingut të Lisbonës në Jose Alvalade të kryeqytetit portugez. 

Ekipi korçar po e shkruan historinë e futbollit të Shqipërisë duke qenë ekipi i parë që po merr pjesë në gara europiane, kurse deri më tani ende nuk ka fituar pikë në këtë grup. 

Pas dy disfatave të para, kuqebardhët nga Korça kanë marrë direktiva kryesisht të lehta nga trajneri Mirel Josa, i cili u ka thënë lojtarëve të luajnë lirshëm, pa presion dhe të tregojnë më të mirën e tyre në Portugali. 

Skënderbeu i relaksuar ndaj Sportingut me përvojë do të kërkojë në mot të mirë sonte pikën e parë dhe golin e parë në gara të UEFA-së, pas kualifikimit historik. 

Dueli tjetër i grupit zhvillohet në Turqi, ku takohen ekipet që e kanë mposhtur Skënderbeun në përballjen e parë: Besiktas - Lokomotiva Moska



TABELA AKTUALE E GRUPIT H:

1 Lokomotiva Moska 6 pikë 2 ndeshje +4 gol
2 Besiktas 4 pikë 2 ndeshje +1 gol
3 Sporting 1 pikë 2 ndeshje -2 gol
4 Skënderbeu 0 pikë 2 ndeshje -3 gol

 
Të gjitha lajmet nga