Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRONDBY - LLAPI

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

Foto: FC Llapi/ FB

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit


25 July, 2024 @20:52

Disfatë e thellë për Llapin sonte në Danimarkë.

Podujevasit u mposhtën 6-0 nga Brondby danez në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Conference League, për të qenë kështu shumë pranë eliminimit.

Ndeshja ishte pa histori, me danezët që shënuan katër herë në pjesën e parë, e më pas edhe dy herë krejt në fund, për epilogun final 6-0.

Suzuki, Omoijuanfo, Bundgaard, Nartey, Kvistgaarden dhe Schwartau u shënuan në listën e golashënuesve te Brondby sonte, e te Llapi nuk pati gol as përkundër disa ndryshimeve taktike me të filluar pjesa e dytë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas 1 jave, më 1 gusht, në Podujevë, e përmbysja e Llapit është pothuajse e pamundur, me danezët që dukshëm janë më cilësorë në çdo aspekt.


 
Të gjitha lajmet nga