Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - FERONIKELI

Llapi e Feronikeli ndajnë pikët

Foto: llapifc.com

Llapi e Feronikeli ndajnë pikët


18 November, 2017 @14:59

Pa fitues është mbyllur dueli i zhvilluar sot në ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës mes Llapit dhe Feronikelit.

Epërsia e llapjanëve erdhi që në minutën e 6’, me Egzon Sinanin që shënoi me kokë, mirëpo mysafirët nga Drenasi u kundërpërgjigjen shpejt falë Mendurim Hotit, i cili shënoi pas një rrëmuje në zonën vendase dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Në pjesën e dytë, gola nuk pamë përkundër tentimeve nga të dyja skuadrat, e në fund të dyja skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë.

Ky barazim bën që Llapi mos ta shfrytëzojë gabimin e Prishtinës dje për t’u shkëputur edhe më tepër në krye, e në anën tjetër Feronikeli tashmë ka 23 pikë të tubuara, 4 më pak se Llapi lider.

KF Llapi celebration


 
Të gjitha lajmet nga