DUELET E DITËS
Për ngritje të avantazhit ose përzierje kreu
18 November, 2017 @10:46
Tre duelet e sotme të Superligës pritet të sqarojnë shumëçka për pjesën vjeshtore të stinorit.
Dueli Llapi-Feronikeli, derbi i skuadrave në ngritje, mund të bëj që me fitore, Llapi të ngris epërsinë ndaj ndjekësve kryesorë dhe t’i afrohet edhe më epitetit të kampionit vjeshtor.
Ndërsa fitorja e Feronikelit, por edhe Dritës ndaj Lirisë në duelin tjetër të ditës, do të çonte skuadrat në pozitat 2-3, ndërsa Prishtina do të rrëzohej në vendin e pestë.
Kampioni aktual, Trepça’89, pritet të shënojë fitore ndaj Vllaznisë për t’iu bashkuar valles së paqartësisë së kreut të tabelës.
E bukura e Superligës, prej pozitës 1 deri në zonën e barazhit, dallimi është 5 pikë, që nuk i garanton askujt mbijetesën e titullin as për dy javë!