PRISHRINA - DRENICA
Befasi e Drenicës, hap prapa për Prishtinën
17 November, 2017 @14:57
Në takimin e zhvilluar sot në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, ku përballë ishin dy skuadrat që nuk kanë rënë kurrë nga elita e futbollit kosovar, fituese u shpall skuadra e Drenicës, e cila shkaktoi befasi duke e mposhtur Prishtinën e Mirel Josës me rezultat 0-2.
Epërsia e mysafirëve u krijua nga goli i Armend Abazit në minutën e 21’ të ndeshjes, me lojtarin në fjalë që shënoi pas asistimit nga Genc Hamiti dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë përkundër orvatjeve të kryeqytetasve për ta gjetur barazimin.
Në pjesën e dytë, Prishtina tentoi ta gjente golin e barazimit edhe përmes disa zëvendësimeve të bëra në fazën ofansive, mirëpo ishte Genc Hamiti, ish-lojtari i Prishtinës, ai që e vulosi fitoren e mysafirëve, duke e shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, gol i cili doli të ishte përfundimtar në epilogun final të takimit.
Kjo humbje bën që Prishtina ta bëjë një hap prapa në luftën për titull, ndërsa për Drenicën kjo është një fitore tejet e rëndësishme në luftën për dalje nga zona e barazhit.