VAZHDON VJESHTA
Moti ndikon në mbylljen e stinorit vjeshtor
17 November, 2017 @10:38
Komisioni i Garave të FFK-së ka vendosur që pjesa vjeshtore e kampionatit, Superliga e Kosovës, të vazhdojë deri në xhiron XVIII, por mund të luhet edhe xhiroja XIX.
E Vendim me “ose”, mirret vetëm në KG të FFK-së.
“Njoftohen klubet dhe opinioni se Komisioni i Garave ka vendosur që garat e stinorit vjeshtor do të vazhdojnë deri në javën e 18-të ose 19-të, varësisht prej kushteve atmosferike që do të mbretërojnë në vendin tonë në javët në vazhdim. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh se verën e ardhshme do të mbahet Kampionati Botëror dhe federatat nacionale janë të obliguara t’i kryejnë kampionatet në kohën e paraparë. Kësisoj, ky edicion garues do të mbyllet më 27.05.2018,” ka shkruar njoftimi i FFK-së botuar pak më parë në faqen zyrtare të saj.
Në vitet e fundit, FFK ka mbyllur stinorin vjeshtor në xhiron e XVII të Superligës.