ITALIA LARGON SELEKTORIN
FIGC shkarkon Venturën
15 November, 2017 @19:09
Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) pas dështimit që të arrijë në Kampionat Botëror për herë të parë pas gati 60 viteve pjesëmarrje të rregullt ka shkarkuar përzgjedhësin Gian Piero Ventura sot.
Italia u mposht nga Suedia 1-0 (pas dy ndeshjeve të barazhit) dhe dështoi të kap trenin për në Rusi, pasi që kishte përfunduar e dyta në grup pas Spanjës.
“Pa Italinë do të jetë një Botëror jo i bukur. Por çka të bëj?,” kishte thënë Ventura pas eliminimit në barazh nga Suedia.
“I kërkoj falje italianëve për rezultatin, por ta dini se kam një seri ndër më të mirat të Italisë që ka arritur në 40 vitet e fundit. Kam humbur vetëm 2 ndeshje në 2 vite,” kishte shtuar Ventura.
Ventura erdhi në postin e selektorit të Italisë në vitin 2016, pasi që Antonio Conte kaloi te Chelsea pas europianit “Franca 2016”.