KOSOVA U21
Pa fitues mes Azerbejxhanit e Kosovës U21
14 November, 2017 @16:53
Pa gola është mbyllur dueli i zhvilluar sot mes Azerbejxhanit U21 dhe Kosovës U21 në Baku të Azerbejxhanit.
Ndeshja kaloi pa shumë raste konkrete për shënim, si te njëra palë e ashtu edhe te pala tjetër, e në fund skuadrat u detyruan të ndahen të kënaqura me nga një pikë.
Pak minuta para fundit të ndeshjes, vendasit mbeten me një lojtar më pak në terren, mirëpo as kjo nuk ndikoi që djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi ta gjenin golin e fitores dhe ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura.
Ky barazim bën që Kosova të ketë 7 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura në Grupin 5, derisa për Azerbejxhanin kjo është pika e parë e fituar pas 5 ndeshjeve të luajtura.
Ndeshjen e ardhshme këto dy skuadra e luajnë përsëri mes vete më 22 mars të vitit 2018, veçse kësaj radhe ndeshja luhet në Mitrovicë.
TABELA E GRUPIT 5
1 | Irlanda U21 | 4 ndeshje | 10 pikë | |
2 | Gjermania U21 | 4 ndeshje | 9 pikë | |
3 | Izraeli U21 | 4 ndeshje | 7 pikë | |
4 | Kosova U21 | 6 ndeshje | 7 pikë | |
5 | Norvegjia U21 | 5 ndeshje | 5 pikë | |
6 | Azerbejxhani U21 | 5 ndeshje | 1 pikë |