IRLANDA-DANIMARKA
Eriksen me hat-trick çon danezët në Botëror
14 November, 2017 @22:34
Mesfushori i shkëlqyeshëm i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, me hat-trick të shënuar sonte në Dublin, ka ndihmuar kombëtaren e tij për të siguruar biletën e fundit nga zona europiane për në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Danimarka ka mposhtur Irlandën në ndeshjen e kthimit, 1-5, ku Eriksen shënoi tre herë, ndërsa danezët i kthehen Botëorit pas një pauze në vitin 2014, kur dështuan të shkojnë në Brazil.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Kopenhagë kishte përfunduar me barazim 0-0 dhe irlandezët dukeshin të motivar për të shkuar tutje kur avancuan 1-0 që në minutën e gjasht të takimit.
Por, pas kësaj në fushë foli vetëm një ekip. Danimarka shënoi 5 herë në portën e Darren Randolphit për të siguruar biletën e fundit nga Europa për në Kampionat Botëror.