FLAMURTARI-BESA
Pas gati 2 muajsh, vjen fitorja e dytë
17 November, 2017 @14:46
Flamurtari ka shënuar fitoren e dytë të stinorit sot në Podujevë, duke e mposhtur Besën e Pejës, që është në krizë financiare dhe po luan me lojtarë juniorë.
Kjo përndryshe, ka qenë edhe fitorja e parë e trajnerit Gajur Rexhepi prej se e morri drejtimin e kuqezinjëve të Xhemajl Ibishit, të dënuar, që po luajnë si vendas në Zahir Pajaziti.
Golin e parë për Flamurtarin e shënoi Blendi Baftiu, për t’ia dhënë epërsinë fillestare dhe qetësinë ekipit.
Ndërsa në pjesë të dytë gjërat i qartësoi Mërgim Boshnjaku, që po tregohet si shtyllë kyqe e ekipit sa i përket shënimeve, kurse krejt në fund rezultati përfundimtar u përcaktua në 3-1, pasi që të rinjtë e Besës shënuan golin e nderit disa minuta para fundit të ndeshjes.
Derisa Flamurtari me këtë fitore shpreson që të ngritet më tej në klasifikim, për t’i ikur më të keqes, në anën tjetër duket se Besa po vazhdon rëninen e njëtrajtshme.