QETËSON SITUATËN
Zidane: S’kemi probleme!
17 November, 2017 @20:36
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar edhe njëherë se nuk ka kurrëfarë problemi në marrëdhëniet ndërmjet Sergio Ramosit dhe Cristiano Ronaldos në ekip.
Mediat kanë tensionuar situatën pasi që Ronaldo pas kthimit në ekip, ka thënë se po i mungojnë disa lojtarë që janë larguar gjatë kësaj vere nga ekipi.
Derisa Ramos kishte thënë që nga të larguarit prej ekipit, asnjëri s’i mungon.
“Të gjitha gjërat janë rregulluar brenda në ekip. I kam dy lojtarë që kanë shkruar historinë e këtij klubi dhe ata dinë shumë mirë si të sillen si profesionistë,” ka thënë francezi Zidane para derbit lokal ndaj Atletico Madridit (18.11.2017, 20:45).
“Sergio është shumë i mençur dhe ai mund të thotë çkado që do. E njejta vlen edhe për Ronaldon. Janë djemë të ngritur dhe kanë kaluar shumë kohë për të fituar shumë gjëra në futboll,” ka shtuar Zidane.
Ndërsa frika e vërtetë për ekipin ka thënë se është La Liga.
“Nëse kam ndonjë brengë aktualisht është që duhet ta ndjekim Barcelonën. Kjo më brengos. Por ka kohë për t’i kapur dhe për t’i kaluar edhe ata. Do ta bëjmë këtë,” është shprehur ndër të tjera Zidane sot në konferecën për shtyp para derbit madrilen.