LLAPI - BALLKANI

FOTO/ Llapi
Llapi me përmbysje, rrëzon kampionin nga kreu
12 March, 2023 @19:36
Ndeshje më e mirë e xhiros 25 u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në mes të Llapit dhe Ballkanit 3-2 [Festim Alidema 5’p, Bekim Maliqi 71’, Bianor
Neto 75’ - Albion Rrahmani 53’p, Meriton Korenica 63’].
Llapi që në minutën e 5’ kaloi në epërsi me Festim Alidemën, që shënoi nga penalltia.
Në minutën e 53’, u referua penalltia e dytë e lojës, kësaj radhe në favor të Ballkanit. Nga pika e bardhë e barazoi rezultatin lojtari më në formë aktual i Superligës, Albion Rrahmani.
10 minuta më vonë, Meriton Korenica me një solo akcion ka shënuar një gol të bukur për epërsinë e Ballkanit.
Gëzimi i skuadrës suharekase nuk zgjati shumë, në minutën e 71’ shënoi i riu Bekim Maliqi, kurse Bianor Neto e vulosi fitoren në minutën e 75’, duke shënuar me kokë, derisa mbrojtja e Ballkanit nuk arriti të largonte topin nga zona e tyre.
Llapi, Prishtina dhe Dukagjini aktualisht i kanë nga 32 pikë, kurse Ballkani me 50 pikë tani nga pozita e parë është vendosur në pozitën e dytë.
Në xhiron tjetër Llapi do të takohet me Gjilanin, derisa Ballkani me Ferizajin.