DUELI I XHIROS

Llapi-Prishtina, nuk luhet në Merdar
9 December, 2021 @14:46
Përballja e fundit e pjesës vjeshtore të stinorit për skuadrën e Llapit, ku këta janë vendas, nuk do të luhet në vendin e tyre.
Kjo, pasi që terreni në Merdar është i papërshtatshëm, ndërsa Llapi si vendas do të luajë në Lipjan në stadiumin Sami Kelmendi.
Llapi pret Prishtinën në duelin e fundit të skuadrave për pjesën vjeshtore të stinorit, ndërsa të dyja po kërkojnë të kapen me treshen kryesuese në renditje, që kanë nisur të bëjnë dallimin në pikë.
Përballjen e parë të skuadrave në Superligë këtë stinor e kishte fituar Llapi, duke e mposhtur Prishtinën në Fadil Vokrri, 1-2.
Përballja mes Llapit e Prishtinës është paraparë të zhvillohet më 11 dhjetor 2021 me fillim prej orës 13:00.