EAST
Lufta i takoi Indianës
27 March, 2014 @11:36
Lufta e madhe ndërmjet dy skuadrave Lindore, Indiana Pacers dhe Miami Heat, u vërejt dje në palestrën Banker Life Fieldhouse të Indianës.
Që të dyja skuadrat, dëshironin që t’i kallëzojnë dhëmbët, ngase Play Offi është në prag të derës.
Agresiviteti në parket nuk mungoi, e kjo i mundësoi shikuesve një ndeshje tepër të mirë për të shiquar. Emocione, kishte deri në sekondën e fundit të ndeshjes, ku rezultati përfundimtar ishte 84-83 në favor të Indianës.
Kampioni aktual Miami, e kishte edhe një rast për ta fituar ndeshjen me Chris Boshin, por nuk arriti të shënojë dhe ndeshja përfundoi me triumfin e vendasve.
Paul George ishte më i miri tek Pacers, me 23 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, ndërsa në anën tjetër 38 pikët, 8 kërcimet dhe 5 asistimet e LeBron Jamesit, nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Heatit.
Indiana Pacers, vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë në Konferencën Lindore me 52 fitore e 20 humbje, ndërsa Miami Heat gjendet pas Indianës me 48 fitore e 22 humbje.
Video
Ngulitja e Paul Georget