CONSTANTINDES
Luftojmë për të tre trofetë
5 January, 2016 @14:36
Sigal Prishtina sot ka organizuar një konferencë për shtyp, ku është prezentuar trajneri i ri i skuadrës, Antonis Constantindes, si dhe dy përforcimet e reja, Andrew Warren dhe Willie Kemp.
Trajneri qipriot ka vlerësuar pozitën aktuale të ekipit, duke e quajtur ate të pavolitshme, derisa ka treguar besimin e tij për t’i fituar të tre trofetë e mundshme në fund të kampionatit.
”Është një sfidë e madhe për mua, por jam plotësisht i gatshëm të punoj te Prishtina. Nuk jemi në pozitë të mirë krahasuar me të shkuarën, pasi jemi prapa si në kampionat ashtu edhe në BIBL. Por, do të punojmë dhe do të luftojmë për të fituar tre trofetë deri në fund të edicionit”, ka thënë Constantinides.
Më tej, ai vazhdoi duke folur për forcën e skuadrës, si dhe ardhjen e tij në gjysmë të edicionit.
“Ekipi është mjaft i fortë për t’i arritur këto synime për t’i gëzuar të gjithë, në veçanti tifozët. Kërkoj durim, pasi ndërrimi i trajnerit në mes të edicionit nuk është i lehtë në asnjë ekip. Ekipit i duhet kohë, kështu që gjatë këtyre tre muajve do ta ndërtojmë ekipin, i cili do të jetë i gatshëm të reagoj në kohën e duhur për të fituar trofetë”.
Constantindes do ta zëvendësojë në postin e kryetrajnerit Marjan Ilievskin, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë, megjithëse nën drejtimin e tij bardhekaltërit vitin e kaluar ishin shpallur kampion të Ligës Ballkanike dhe Superligës së Kosovës.