OLD TRAFFORD

Foto: TalkSport
Ben White preferohet nga kapiteni i Unitedit
15 March, 2021 @18:20
Harry Maguire i ka sugjeruar klubit të tij ta trasnferojë futbollstin e Brighton, Ben White, shkruan TalkSport.
Djajtë po kërkojnë në qendër-mbrojtës, me disa emra të përmendur për një transferim të mundshëm, si Raphel Varane i Real Mardid, apo Jules Kounde i Sevilla.
Por, kapiteni i skuadrës, Harry Maguire, u ka thënë klubit se dëshiron një partner të mbrojtjes me të cilin flet në gjuhën angleze.
Maguire e pëlqen shumë lojën e 23-vjeçarit, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij tek Brighton. White cilësohet në treg me një çmim rreth 50 milionë euro, shumë e përballueshme për United.