UTAH vs OKLAHOMA
Makina e “triple-double” përsëri në skenë
24 January, 2017 @10:47
Superylli i Oklahomës, Russell Westbrook, po vazhdon me performancën e tij fenomenale.
Westbrook sivjet është duke luajtur me mesatare triple-double, që më parë këtë e kishte bërë vetëm Oscar Robertson, ndërsa dje në ndeshjen kundër Utah Jazz e bëri këtë për herë të 59-të në karrierën e tij dhe u barazua me legjendën Larry Bird.
Russell, përball Utah luajti me 38 pikë, 10 kërcime e 10 asistime (triple double i 22-të i stinorit) dhe gjithashtu e përdori topin e fundit ku shënoi për fitoren e skuadrës me rezultat 97-95.