SIGAL PRISHTINA MATCHES
Maratonë e Prishtinës për një javë
10 January, 2017 @13:51
Basketbollistët e Sigal Prishtinës do të zhvillojnë një maratonë të vërtetë të ndeshjeve brenda 7 ditëve të ardhshme në ligën ballkanike.
Dy ndeshje të mbetura nga xhirot e kaluara dhe një tjetër të radhës - do të zhvillohen duke nisur nga sonte, 10 janar, më 12 dhe 16 janar.
GJENDJA NË KLASIFIKIM, GRUPI A dhe GRUPI B
Sonte bardhekaltërit, që do të drejtohen nga ndimës trajnerët e ekipit, do të takohen me Beroen, më 12 janar me Kozuvin, ndërsa më 16 me Bashkimin. Në të gjitha këto takime, Sigal Prishtina është vendase.