PHOENIX

Mark Milicaj kalon te ekipi i Ligës së Parë
22 September, 2022 @21:42
Njëri ndër lojtarët e njohur të Superligës së Kosovës, Mark Milicaj, është bërë anëtar i ri i ekipit në formë në Ligë të Parë të Kosovës, Phoenix.
Njoftimin e ka zyrtarizuar Phoenix pak më parë, ndërsa Milicaj që ka qenë pjesë e Dukagjinit të Klinës në stinorin e kaluar, do t’i mbrojë ngjyrat e Phoenixit që po lufton për vend të parë në Ligën e Parë Grupi A.
Milicaj 35-vjeçar përgjatë karrierës së tij pos te Dukagjini, ka luajtur edhe për Feronikelin, Besën e Istogun.