Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E DYTË

Mbahet stërvitja e dytë e Kosovës

Mbahet stërvitja e dytë e Kosovës


20 September, 2022 @14:55

Kombëtarja ka mbajtur sot seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, ku njëri grup i lojtarëve ka punuar me intensitet, teksa disa prej lojtarëve që kanë arritur gjatë ditës së djeshme në grumbullim kanë stërvitur të diferencuar, me vrapime të lehta dhe lojë me top pa ngarkesë.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, të cilat i luan gjatë këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut në Belfast, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.


 
Të gjitha lajmet nga