PP: BASHKIMI - DRITA

Foto: FBK
Mbi 20 pikë dallim pas pjesës së parë
21 October, 2021 @15:41
Posa ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa Bashkimi duket se po shkon drejt fitores së pritur ndaj Dritës.
Pas çerekut të parë që përfundoi me rezultat 22-10, Bashkimi ka vazhduar të mbajë ritmin e njëjtë edhe në çerek të dytë për të kryer atë me rezultat 30-18.
Kështu, pas pjesës së parë të ndeshjes Bashkimi ka epërsi mbi 20-pikëshe ndaj gjilanasve, 52-28, ndërsa më efikasi deri tash është Valon Bunjaku që është i vetmi në ekip që ka shënuar pikë dyshifrore, 13.
Raporti i plotë pas ndeshjes.
Kurse Bashkimi e nisi ndeshjen me këtë pesëshe