DARDANËT - ISTOGU

Istogu përkohësisht lider në Ligën e Parë
20 October, 2021 @22:14
Ndeshja hapëse e xhiros së dytë në Ligën e Parë, përfundoi me fitoren e Istogut ndaj Dardanët me rezultat 84-97.
Nga minuta e parë e deri në fund, Istogu e kontrolloi ndeshjen për ta regjistruar fitoren e dytë të stinorit.
Kapiteni Diamant Shabani, ishte më i dalluari te Istogu me 27 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, derisa shënoi edhe 8 herë nga vija e treshit.
Edhe Dardan Maxharraj luajti me 27 pikë, kurse u ndihmuan edhe nga Andi Kabashi me 19 pikë.
Te Dardanët Mirlind Zekaj shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij me 38 pikë, 11 kërcime e 2 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.
Istogu përkohësisht ngritet në krye të tabelës me 2 fitore e 0 humbje, kurse Dardanët ende janë pa fitore në 2 ndeshjet e luajtura.
Në xhiron tjetër Istogu takohet me Prishtinën e Re, derisa Dardanët do të përballen me Vëllaznimin.