Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - F

Me golin e Liridona Sylës, vajzat e Kosovës mposhtin Armeninë

Me golin e Liridona Sylës, vajzat e Kosovës mposhtin Armeninë


26 October, 2021 @17:52

Me fitore 0-1 kanë fituar vajzat e përfaqësueses seniore të Kosovës në ndeshjen e sotme si mysafire të Armenisë.

Golin e fitores në këtë takim për Kosovën e shënoi në minutën e 87’ Liridona Syla, futbollistja e Mitrovicës, e me këtë gol vajzat e drejtuar nga Afërdita Fazlija e mbyllën takimin me fitore minimale.

Me këtë fitore, Kosova tashmë ka 4 pikë nga 4 ndeshjet e luajtura në grupin kualifikues drejt Kampionatit Botëror.

Grupit i prin Belgjika me 7 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia e dyta. Më pas, Polonia ka 5 pikë, Shqipëria e Kosova kanë nga 4, kurse Armenia mbetet edhe më tutje pa pikë.

Ndeshjen e ardhshme vajzat e Kosovës e luajnë ndaj Polonisë në shtëpi më 25 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova