ZYRTARISHT I PRISHTINES
Më në fund, Prishtina zyrtarizon Ramadanin
16 September, 2020 @12:18
Pas shumë pritjeve, Prishtina ka zyrtarizuar Zekirija Ramadanin trajner të ekipit.
Shkupjani Ramadani 42 vjeç është i njohur në publikun kosovar pasi që më parë u bë kampion dhe atë dy herë me dy ekipe të ndryshme, Trepçën’89 dhe Feronikelin.
“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit,” ka thënë Ramadani për faqen e klubit bardhekaltër me rastin e zyrtarizimit.