PLAY-OFF
Mehmedi eliminon Berishën, Man Utd i kthehet Championsit
26 August, 2015 @22:47
Me 5 takimet kthyese të zhvilluara sonte, janë përcaktuar edhe 5 pjesëmarrësit përfundimtar të fazës grupore të Ligës së Kampionëve për stinorin 2015/16.
Kështu, sulmuesi Admir Mehmedi i ka kontribuuar ekipit të tij, Bayer Leverkusen, me gol për të eliminuar Lazion e Etrit Berishës, me fitore 3-0 në Leverkusen.
Rooney i është kthyer golave te United me hat-trick sonte, duke e demoluar Bruggein edhe në Belgjikë.
BATE Borisov ka eliminuar Partizanin e Beogradit, në saje të golit të shënuar si mysafir.
Astana ka siguruar për herë të parë në histori të futbollit kazak Champions League-në duke eliminuar qipriotët e APOEL-it, ndërsa CSKA Moska është rikthyer në fund për të eliminuar Sportingun e Lisbonës.
Fitorja e Leverkusenit
Bayer Leverkusen vs Lazio 3-0 All Goals… by Pewdiepie2011
Golat e Manchester Unitedit
Club Brugge vs Manchester United 0-4 All Goals… by Pewdiepie2011
CHAMPIONS LEAGUE PLAY-OFF:
Takimi sonte: | Ndeshja e parë: | Rezultati i përgjithshëm: | Kualifikohet: |
Brugge - Manchester 0-4 | Manchester - Brugge 3-1 | 7-1 për Manchesterin | Manchester United ANGLI |
Partizan - BATE 2-1 | BATE - Partizan 1-0 | 2-2 përmes golave si mysafir, BATE | BATE Borisov BELLORUSI |
APOEL - Astana 1-1 | Astana - APOEL 1-0 | 2-1 për Astanën | Astana KAZAKISTAN |
CSKA - Sporting 3-1 | Sporting - CSKA 2-1 | 4-3 për CSKA-në | CSKA Moska RUSI |
Bayer - Lazio 3-0 | Lazio - Bayer 1-0 | 3-1 për Bayerin | Bayer Leverkusen GJERMANI |