NË QYTETIN HISTORIK
Roma zyrtarizon mbrojtësin francez
26 August, 2015 @19:07
Ekipi nga kryeqyeteti i Italisë, AS Roma, ka arritur marrëveshje huazimi me Paris St Germainin për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Lucas Digne.
Roma ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen zyrtare të klubit, derisa Digne 22 vjeç pritet t’i hap rrugë transferimit të Layvin Kurzawës nga Monaco te Parisi.
Edhe Monaco pak më parë zyrtarizoi Fabio Coentraon në ekip, që do të thotë se Kurzawa vetëm duhet të nënshkruajë kontratën me ekipin e tij të ri.
Digne, do të jetë një shtesë më se e nevojshme për Romën, që po tenton titullin kampion të Italisë këtë stinor, ndërsa trajneri francez i ekipit romak, Rudi Garcia, e vlerëson shumë lojtarin në fjalë.
Digne ka debutuar me përfaqësuesen franceze në vitin 2011.
“Kam zgjedhur Romën për shkak se është klub historik,” ka thënë Digne në deklarimin e parë të tij si lojtar i Giallorosëve.
“Ky klub luan në Ligë të Kampionëve dhe tifozët janë mikpritës të mëdhenjë, që është me rëndësi për mua. Ky klub dhe ky qytet kanë të gjitha predispozitat që këtë stinor të jenë të suksesshëm,” ka thënë ai.
Roma ka paguar 2.5 milionë euro për huazimin vjetor të lojtarit, ndërsa në fund të stinorit mund ta blejë atë nga Paris St Germain për 15 milionë.