SUPER MARIO
Balotelli pranon regjimin ushtarak te Milan
26 August, 2015 @13:18
Sulmuesi kontraverz italian, Mario Balotelli, që njihet më shumë për skandalet e tij sesa për golat e shënuara në fushë të lojës, ka pranuar rregullat shtesë të mirësjelljes për të qenë lojtar i ri i Milanit.
Corriere della Sera ka raportuar se Balotelli ka nënshkruar pjesën shtesë të kontratës së tij ku ai ndalohet të tymos cigare, të mos ketë stil ekstravagant flokësh, alkool jo më shumë se një gotë në ditë, të mos vishet në stil eksrtavagant, të mos postojë asgjë në rrjete sociale lidhur me klubin Rossoner - ndërsa këto janë përshkruar nga gazeta si regjim ushtarak.
Trajneri serb i Milanit, Sinisa Mihajlovic, ka marrë një pjesë të përgjegjësisë për kontrollimin e lojtarit, që do të jetë nën përcjellje të agjentëve special të ekipit për sjelljet e tij gjatë 24 orëve.
Mihajlovic shpreson të nxjerrë më të mirën e sulmuesit, që një kohë ka qenë tepër premtues, ndërsa sjelljet e tij ia prishën imazhin që rezultoi edhe në lojën e tij.
Klauzola shtesë e kontratës së Balotellit përmban kushtet e ushtarakëve të forcave ajrore të Italisë dhe rregullat e sjelljes së tyre.
Për prishje të këtyre rregullave, Balotelli, do të merr gjoba të majme nga ekipi - derisa huazimi i tij nga Liverpool te Milan tashmë është zyrtarizuar.