PLAY-OFF
Baseli eliminohet, Malmo shuan skocezët
25 August, 2015 @22:43
Me përballjet e sontme janë përcaktuar edhe 5 pjesëmarrësit e radhës në Ligë të Kampionëve për stinorin 2015/16.
Baseli i shqiptarëve, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka e Albian Ajeti është eliminuar nga Maccabi i Tel Avivit, pas dy barazimeve, 2-2 në Zvicër dhe 1-1 në Tel Aviv.
Më tej, Malmo ka eliminuar Celticun skocez me fitore 2-0 sonte në shtëpi, derisa Monaco nuk ka arritur të shuajë epërsinë e Valencias, e Shakhtari ka siguruar gjithashtu fazën grupore sonte.
Bashkë me Dinamon e Zagrebit që eliminoi Skënderbeun, Malmo, Maccabi, Valencia dhe Shakhtar - janë pesëshja e radhës që do të futen në short të Ligës së Kampionëve.
Nesër përcaktohen edhe 5 pjesëmarrësit e fundit të stinorit të ri të Champions League.
CHAMPIONS LEAGUE PLAY-OFF:
Takimi sonte: | Ndeshja e parë: | Rezultati i përgjithshëm: | Kualifikohet: |
Dinamo - Skënderbeu 4-1 | Skenderbeu - Dinamo 2-1 | 6-2 për Dinamon | Dinamo Zagreb KROACI |
Maccabi - Basel 1-1 | Basel - Maccabi 2-2 | 3-3 * golat si mysafir, Maccabi kualifikohet | Maccabi Tel Aviv IZRAEL |
Malmo - Celtic 2-0 | Celtic - Malmo 3-2 | 4-3 për Malmon | Malmo SUEDI |
Monaco - Valencia 2-1 | Valencia - Monaco 3-1 | 4-3 për Valencian | Valencia SPANJË |
Shakhtar - Rapid 2-2 | Rapid - Shakhtar 0-1 | 3-2 për Shakhtarin | Shakhtar Donetsk UKRAINË |