STATISTIKA
Shkëmbi, maratonisti i Skënderbeut
26 August, 2015 @19:51
Edhepse 36 vjeç, kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, është lojtari që vrapon më së shumti te skuadra kampione e Shqipërisë, që ka siguruar fazën grupore (historike kjo) të Europa League.
Shkëmbi, sipas statistikave zyrtare të ndeshjes së fundit Dinamo Zagreb - Skënderbeu, ka vrapuar mbi 10 kilometra në Maksimir të Zagrebit duke qenë lojtari që ka përshkruar distancë më të gjatë në këtë stadium nga ekipi korçar.
Pas saktësisht 10.7 kilometrave të Shkëmbit, vjen Sabien Lilaj që ka përshkruar 10.6 kilometra në fushë, ndërsa i treti është braziliani që shënoi golin e vetëm të Skënderbeut në Zagreb, Esquerdinha.
Në total, ekipi i Skënderbeut ka vrapuar 101 kilometra në këtë përballje.
Shkëmbi është lojtari më i moshuar te Skënderbeu pas portierit Orges Shehi, që numëron 37 vjet.
TOP 3 VRAPUESIT:
Skënderbeu | Dinamo | ||
Bledi Shkëmbi | 10762 metra | 11396 metra | Josip Pivaric |
Sabien Lilaj | 10550 metra | 11356 metra | Paulo Machado |
Esquerdinha | 10512 metra | 10064 | Ivo Pinto |