RIKTHIMI

Pamje nga viti 2016, derisa Mërgim Pefqeli luante për Prishtinën
Mërgim Pefqeli rikthehet te Prishtina
30 June, 2022 @20:26
Njëri ndër mesfushorët e dalluar të Superligës, Mërgim Pefqeli, i është rikthyer Prishtinës.
Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar marrëveshjen, duke bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ish-futbollistin e tyre të dëshmuar.
Pefqeli derisa ka qenë pjesë e Prishtinës ka regjistruar 75 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola, ndërsa më parë 28-vjeçari ka luajtur edhe me Llapin, Trepçën’89, Trepçën, Hajvalinë, Fushë Kosovën.
Në edicionin e fundit të Superligës, ai mbrojti ngjyrat e Malishevës dhe u shfaq vendimtar në ndeshje të barazhit, duke i siguruar atyre Superligën edhe për një stinor me golat e shënuara ndaj Vushtrrisë.
Ndërkaq si lojtari i rikthyer te Prishtina, ai ka thënë:
“Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve.”