Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Meriton Ismaili: 100% të gatshëm

Meriton Ismaili: 100% të gatshëm


21 October, 2020 @16:43

Basketbollisti i Prishtinës Meriton Ismaili ka thënë se ekipi i tij është 100% i gatshëm jo vetëm për Superkupë, por edhe për Superligë të Kosovës.

“Këtë edicion ja kemi filluar me të gjithë lojtarët vendorë dhe kemi filluar përgatitjet me intensitet shumë të lartë. Për Superkupë jemi 100 % të gatshëm dhe do të japim maksimumin tonë. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mirë si në Superkupë, po ashtu edhe në Superligën e Kosovës në basketboll”, deklaroi Ismaili për faqen zyrtare të FBK-së.

ORARI dhe NDESHJET

Sigal Prishtina, që nuk ka marrë përforcime të huaja këtë stinor ende, pritet të shihet sa do të ketë fuqi në fillim të stinorit me forca vendore.

Dueli i parë i Prishtinës zhvillohet sonte ndaj Vëllaznimit në Shani Nushi të Gjakovës, ndërsa fituesi i ndeshjes luan gjysmëfinalen e Superkupës ndaj fituesit të përballjes Rahoveci-Trepça.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga