DUKAGJINI - ISTOGU

Merlaku si zakonisht, Dukagjini mposhtë Istogun
6 March, 2021 @15:21
Një fitore mjaft e vlefshme për Dukagjinin nga Klina sot!
Skuadra që sezonin e kaluar ishte në Superligë, sot shënoi fitore ndaj Istogut 1-0, për ta vazhduar kështu fuqishëm luftën për t’u rikthyer në Superligë.
Golin për skuadrën që drejtohet nga Armend Dallku e shënoi i zakonshmi Altin Merlaku, për t’ia fituar skuadrës së tij 3 pikë tejet të vlefshme.
Përkundër humbjes, Istogu vazhdon të mbetet në garë për ngjitje në Superligë.