FERIZAJ

Mesfushori Besfort Emini, transferi i radhës te Ferizaji
10 January, 2022 @16:13
Futbollisti që gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Vitisë, Llapit dhe së fundi ka qenë pjesë e Kikës, Besfort Emini, është lojtar i ri i KF Ferizaj.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi ferizajas sot, derisa i ka uruar mirë se ardhje Eminit në klub. Ferizaji shpreson që përvoja e Eminit t’i ndihmojë klubit në misionin për t’iu rikthyer Superligës këtë stinor.
“Besfort Emini që luan rolin e mesfushorit defensiv, u bashkua me klubin tonë pas aventurës që kishte me skuadrën e KF Kikës, ai në të kaluarën ka qen pjesë e disa skuadrave si KF Llapi dhe KF Vitia. Përvoja e tij në futbollin tonë do të na ndihmojë shumë që ti arrijmë suksese në këtë sezon,” ka shkruar ndër të tjera KF Ferizaji në njoftimin e botuar.