Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA

Milanovski rikthehet në Trepçë

BOROZANI/ Lis Dorambari

Milanovski rikthehet në Trepçë


12 February, 2013 @14:45

Përkundër problemeve të shumta, Trepça përsëri ka arritur ta kompletojë ekipin. Kampioni aktual ka gjetur zëvendësimin për amerikanin, Ronald Kinney, i cili kishte ikur nga Kosova ditë më parë pa e paralajmëruar askënd.

Mitrovicasit në vend të Kinneyt, kanë siguruar shërbimet e basketbollistit maqedonas, Daniel Milanovski.

“Po, kemi arritur marrëveshje me Milanovskin, sipas kërkesës së shtabit teknik,” ka konfirmuar lajmin për portalin tonë, Naim Hajrizi, anëtar i kryesisë së Trepçës.

Milanovski është emër i njohur për Trepçën. Ai kishte luajtur në fillim të stinorit të kaluar për xehetarët, ndërsa ishte larguar në atë kohë për ta liruar vendin qendrës amerikane, Hajji Martin, pasi që skuadra kishte nevojë për lojtarë të pozitës qendër, derisa Milanovski është lojtar i pozitës 2 dhe 3.

Nesër në Shqipëri

 

Skuadra e Trepçës, e cila tani është duke u drejtuar nga trajneri i ri, Pançe Milevski, nesër (të mërkurën) pritet të udhëtojë në Shqipëri për të luajtur ndeshje miqësore me skuadrën Shoqata Basket nga Tirana dhe skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra. 

Kjo e fundit që drejtohet nga trajneri i mirënjohur për basketbollin kosovar, Bledar Gjeqaj, kishte befasuar ditë më parë skuadrën lidere të BKT Superligës, Pejën, duke e mposhtur me rezultat 78-79 në ndeshjen miqësore që ishte zhvilluar në Ulqin.


 
Të gjitha lajmet nga