Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILOT RASHICA

Milot Rashica kujton rastet me Spanjën, shpreson ndaj Suedisë

Foto: FFK

Milot Rashica kujton rastet me Spanjën, shpreson ndaj Suedisë


7 October, 2021 @21:11

Futbollisti ofanziv i Kosovës, Milot Rashica, nuk ka harruar rastin e humbur të tij ndaj Spanjës në Fadil Vokrri.

Ai ka përmendur në deklaratën e tij dhënë pas stërvitjtes së sotme rastet ndaj Spanjës dhe ka thënë se nëse arrijnë të krijojnë aq ndaj Suedisë, atëherë shpresojnë që të nxjerrin rezultat pozitiv në “Friend Arena” të Solnas.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

“Sot ka qenë një stërvitje më e lehtë, duke pasur parasysh se dje ka qenë intensiteti shumë më i madh. Gjatë gjithë javës kemi stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se do të shkojmë për rezultat pozitiv. Në këtë grumbullim kemi pasur më shumë ditë në dispozicion së bashku dhe besoj që kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Duke pasur parasysh lojën e mirë kundër Spanjës, ku përveç rezultatit negativ, kemi krijuar shumë raste, shpresoj se në këtë ndeshje do të arrijmë t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë rastet që na jepen dhe do t’i gëzojmë tifozët tanë,” ka thënë Rashica.

Kosova më 9 tetor është mysafire e Suedisë në Solna, ndërsa më 12 tetor pret Gjeorgjinë në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga