DITA E KATËRT, STËRVITJET E KOSOVËS

Bersant Celina i bashkohet ekipit
7 October, 2021 @20:42
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Stokholm, ku të shtunën, në orën 18:00, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.
Seanca stërvitore u zhvillua në Kompleksin e FFK-së, në Hajvali, nën reshjet e shiut dhe motit të ftohtë.
Për dallim nga stërvitjet e ditëve të kaluara, kësaj radhe intensiteti ishte më i vogël dhe kryesisht përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij u përqendruan në ushtrimin e disa skemave të lojës, si dhe në tranzicion të lojës nga mbrojtja në sulm.
Ekipit në këtë stërvitje iu bashkua edhe mesfushori i Ipswich Town, Bersant Celina.