Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET MBROJTËSI I KOSOVËS

Fidan Aliti: Rezultat pozitiv, dhuratë Dardanëve

Foto: FFK

Fidan Aliti: Rezultat pozitiv, dhuratë Dardanëve


7 October, 2021 @20:54

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së sot, para përballjes ndaj Suedisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Katar 2022.

Aliti, është treguar optimist, ndërsa ka thënë se koha e gjatë e qëndrimit bashkë të futbollistëve kësaj radhe jep shpresa për rezultat pozitiv, ndërsa Dardanëve këtë i tha si premtim.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

“Moti ishte pak i vështirë, por ne si futbollistë jemi mësuar të stërvisim edhe në këso kushte. Madje, mendoj se kjo ka qenë një përgatitje e mirë për Suedi, ngase edhe atje na pret një mot i tillë. Kësaj radhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme për neve dhe besoj se secili prej neve është 100 përqind i gatshëm për lojë. Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur para “Dardanëve” dhe normalisht se çdo herë ndjehemi krenar kur luajmë para tyre. Një falenderim i madh shkon për ata, ngase vazhdimisht na përkrahin kudo që shkojmë. Njëjtë do të jetë edhe në Suedi dhe besoj se edhe ne do t’ua bëjmë një dhuratë me rezultat pozitiv”, u shpreh Aliti.

Kosova më 9 tetor 2021 luan ndaj Suedisë si mysafir, ndërsa më 12 tetor 2021 pret Gjeorgjinë.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror