KOSOVA

Miqësoret e marsit, futbollisti i Superligës zëvendëson Emir Sahitin
22 March, 2022 @10:07
Pas lëndimit të Emir Sahitit, Alain Giresse ka vendosur që për miqësoret e marsit ta ftojë një futbollist të Superligës për dy miqësoret që Kosova i zhvillon në muajin mars.
Në vend të Sahitit, në grumbullim me përfaqësuesen e Kosovës është ftuar Lumbardh Dellova, mbrojtësi/mesfushori defansiv i Ballkanit, që po kalon një sezon fantastik në Superligën e Kosovës.
Miqësoren e parë Kosova e luan më 24 mars ndaj Burkina Fasos në shtëpi, e më pas luan me Zvicrën në Cyrih më 29 mars.