KOSOVA
Miqësorja e muajit të ardhshëm, konfirmohet data
25 October, 2021 @15:36
Është konfirmuar zyrtarisht data në të cilën Kosova muajin e ardhshëm do ta luajë një miqësore me Jordaninë.
Përfaqësuesja seniore e Kosovës miqësoren ndaj Jordanisë do ta luajë më 10 nëntor me fillim nga ora 18:00 në Prishtinë. Ky lajm u konfirmua nga konferenca për shtyp e organizuar sot nga FFK-ja.
Përveç miqësores ndaj Jordanisë, Kosova në nëntor do të luajë edhe ndaj Greqisë, e ajo do të jetë ndeshja e fundit në kuadër ciklit kualifikues drejt Botërorit të Katarit.