UELLSI - SHQIPËRIA

Miqësorja me Uellsin përfundon me rezultat miqësor
5 June, 2021 @19:31
Kombëtarja shqiptare sot ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore të grumbullimit të qershorit.
Kuqezinjtë luajtën kundër Uellsit, i cili doli në fushë pas humbjes me rezultat 3-0 tri ditë më parë ndaj Francës.
Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin Kardif në praninë e numrit të kufizuar të tifozëve, përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola, 0-0.
Edhe pse gjatë 90 minutave pati disa raste shënimi, në fund portat mbetën të paprekura.
Shqipëria rastin më të mirë e kishte në minutën 17’ nëpërmjet Rej Manajt i cili nga një pozitë e volitshme gjuajti mbi portë.
Në pjesën e dytë ritmi i lojës u rrit me inkuadrimin e lojtarëve të ri, ndërsa rasti kryesor ishte në minutën 73’ kur goditja e fortë nga distanca e mesfushorit uellsian, Williams, u ndalë mjeshtërisht nga portieri Gentian Selmani. Ky i fundit në mungesë të portierëve Strakosha e Berisha, bëri paraqitjen e parë me fanellën kuqezi.
Vlenë të ceket se në këtë ndeshje pati disa momente edhe të tensionimit mes lojtarëve, ku gjyqtari kryesor nuk hezitoi të shpërndajë kartonat e verdhë tek 7 futbollistë të ndryshëm gjatë 90 minutave.
Ylli kryesor i Uellsit, Gareth Bale, u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën 71’.
Shqipëria pas 3 ditësh (e martë) do ta luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore përballë Çekisë.
Lojtarët që u paraqitën te Shqipëria (3-5-2): Gentian Selmani; Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli; Amir Abrashi, Keidi Bare (Qazim Laci), Endri Çekiçi (Sherif Kallaku), Albi Doka (Frederik Veseli), Ermir Lenjani (Lorenc Trashi); Rej Manaj (Taulant Seferi), Bekim Balaj (Sokol Cikalleshi)