KOSOVA U21 - GJILANI

Miqësorja mes Kosovës U21 dhe Gjilanit mbyllet me 4 gola
3 June, 2021 @19:31
Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot ka zhvilluar ndeshjen e radhës përgatitore, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës u përballë me skuadrën e Gjilanit.
Megjithëse në pjesën e parë nuk pati asnjë gol, portat u hapën në pjesën e dytë pasi u shënuan plot 4 gola për rezultatin përfundimtar 2-2.
Golat e Kosovës U21 u shënuan nga Donart Vitija dhe Baton Zabërgja, derisa për Gjilanin shënuan Muhamed Dubova dhe Edison Kqiku.
Shpresat dardane ditë më parë kishin barazuar edhe në ndeshjen miqësore me 2 Korrikun.
Për Kosovën U21 kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para ndeshjes me Andorrën, e cila luhet më 8 qershor në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21.