Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Mirlind Daku huazohet te kampioni i Sllovenisë

Foto: FC Mura

Mirlind Daku huazohet te kampioni i Sllovenisë


7 February, 2022 @14:07

Që nga dita e sotme, Mirlind Daku është i huazuar te Mura, kampioni në fuqi i Sllovenisë.

Lajmin e bëri të ditur klubi slloven përmes një njoftimi zyrtar.

Sulmuesi premtues nga Kosova është në pronësi të Osijekut kroat dhe këtë sezon po e kalonte te kjo skuadër. Deri më tash në këtë sezon Daku kishte zhvilluar 16 paraqitje për Osijekun, gjatë të cilave kishte shënuar 4 gola, e së paku pjesën e mbetur të këtij sezoni ai do ta kalojë te Mura në Slloveni.

Sipas transfermarkt, vlera momentale e Dakut në treg është 700 mijë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova