DUELI I TRETË I GRUPIT
Mulaomerovic në kërkim të fitores së parë
1 December, 2018 @20:53
Selektori i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomerovic, është në kërkim të fitores së parë të tij me reprezentacion.
Kosova tashmë i ka dy ndeshje të humbura në Grupin B parakualifikues për Eurobasket 2021, ndërsa ndeshja e nesërme është shansi i fundit për të shpresuar në mrekulli (kualifikim nga ky grup).
Kosova luan në Gjevgjeli ndaj Maqedonisë në përballjen që nis prej orës 17:45, ndërsa ekipi tashmë ka zhvilluar aty edhe stërvitjen e parë, bashkë me Mikaile Tmusicin e rikthyer në reprezentacion.
Duelin e fundit në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, Kosova do ta luaj më 24 shkurt në Prishtinë kundër Rumanisë.
Ndërkaq fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy skuadrat tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.