RAPTORS - WARRIORS

FOTO/ nba.com
Toronto mposhtë në vazhdime kampionin
30 November, 2018 @10:58
Skuadra më e mirë e Konferencës Lindore aktualisht, Toronto Raptors, arriti ta mposhtë kampionin aktual Golden State Warriorsin në vazhdime me rezultat 131-128.
Te skuadra kanadeze më i miri ishte Kawhi Leonard me 37 pikë e 8 kërcime, ndërsa në anën tjetër, Kevin Durant shkëlqeu me 51 pikë, 11 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftoi për fitore performanca e tij, në mungesë të Stephen Curryt, Draymond Green dhe DeMarcus Cousinsit.
Pas humbjes, ylli i Golden State Warriors, Klay Thompson, në lidhje me duelin mes Torontos ka thënë se mund të jetë finalja e këtij stinori, ku e lëvdëroi kundërshtarin pas ndeshjes me këto fjalë.
Toronto në shtatë ndeshjet e fundit nuk është duke pësuar, derisa aktualisht kanë bilanc prej 19 fitoreve e 4 humbjeve dhe gjenden në majë të Konferencës Lindore, derisa për Golden State Warriors kjo ishte humbja e 8 e stinorit krahas 15 fitoreve që i kanë.