BARCELONA - FENERBAHCE

FOTO/ euroleague.net
Fenerbahçe në krye të tabelës
30 November, 2018 @23:21
Nënkampioni i Euroleagues, me fitoren e sontme kundër Barcelonës, u vendos në krye të tabelës.
Fenerbahçe e mposhti Barcelonën me rezultat 65-84 në Spanjë.
Te Feneri pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte Ali Muhamed me 16 pikë e 5 asistime, kurse skuadra turke luajti pa yllin në formë Kostas Sloukas për shkak të lëndimit.
Te Barcelona më i dalluari ishte hungarezi Adam Hanga me 16 pikë.
Fenerbahçe me 9 fitore e 1 humbje gjendet në pozitën e parë, derisa Barcelona ka bilanc prej 6 fitoreve e 4 humbjeve.