LAKERS - PACERS

FOTO/ nba.com
LeBron show në Los Angeles
30 November, 2018 @11:07
Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Indiana Pacersin me rezultat 104-96, e ndërpreu serinë prej 3 humbjeve rresht.
Fitorja erdhi me performancën fenomenale të super yllit, LeBron James.
James ishte i pakapshëm me 38 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Brandon Ingram me 14 pikë të tjera.
Te Indiana u vërejt dukshëm mungesa e Victor Oladipos, që nuk luajti për shkak të lëndimit, derisa më i dalluari ishte Domantas Sabonis me 20 pikë të shënuara.
Los Angeles Lakers aktualisht gjendet në pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore me 12 fitore e 9 humbje, kurse Indiana pas tre fitoreve rresht e regjistroi humbjen e nëntë të stinorit krahas 13 fitoreve që i kanë.