ISMET MUNISHI

Munishi për ndeshjen e radhës me Prishtinën: “Nuk na intereson kush bëhet kampion”
9 May, 2021 @18:45
Skuadra pa asnjë pretendim në Superligë, por me synime të mëdha për stinorin e ardhshëm, Gjilani, sot u nda me humbje nga përballja me Trepcën ‘89.
Kjo e fundit fitoi me përmbysje të disavantazhit për të triumfuar në fund me rezultat 2-1, që siguroi 3 pikë të rëndësishme për mbijetesë.
Lidhur me këtë ndeshje, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, tha se kishin mungesa të rëndësishme, ndërkaq foli edhe për ndeshjen e radhës që do të luajnë kundër Prishtinës.
“Kemi pasur mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje dhe është dashur të komponohemi disa për këtë takim. Mund të them se jam i kënaqur nga ajo se çfarë pash në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë bëmë disa gabime të cilat nuk guxojnë të na ndodhin. Ne do të përgatitemi për ndeshjen e radhës, presim edhe rikthimin e disa futbollistëve. Është vetëm një ndeshje e radhës për ne, pasi që nuk na intereson se kush bëhet kampion apo jo”, tha Munishi për Art Sport.